Ky asht vendi ku mundet me i luejt ndeshjet Kosova!

Përfaqësuesja e Kosovës ka gjasa që ndeshjet e ardhshme si vendase mos me i luejt në Shqipni.

Burime të Indeksonline mësojnë se asht tue u diskutue mundësia që Kosova me i luejt ndeshjet e radhës si vendase në Gjermani.

Kjo kerkesë asht përkrah edhe nga tifozeria e përfaqësueses, “Dardanët”.

Situata do të mbetet e tillë deri në riparimin e stadiumit të Prishtinës që pritet të jetë stadiumi ku përfaqësuesja e Kosovës ka me i zhvillue ndeshjet e para në terren 100% vendas.