Ky asht vendimi i Interit për trajnerin De Boer

Në prag të ndeshjes të Mërkurën (nesër) kundër Torinos, trajneri Frank De Boer u shfaq i qetë përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ndaj “demave” ekipit zikaltër i nevojitet nji fitore për me largue përkohësisht presionin dhe trajneri holandez asht i vetëdijshëm për këtë.

“Më kanë cilësue të mbaruem edhe herë të tjera, por unë nuk kërkoj hakmarrje. Jam i lodhun tue komentue këto zana. Nga kjo situatë, mundemi me dalë nëse qëndrojmë të bashkuem, shoqnia, stafi dhe lojtarët. Ekipi ka besim te unë dhe e di shumë mirë që kam ardhë në momentet e fundit dhe më duhet kohë”, deklaroi De Boer.