Ky asht vendimi i Mourinho për Januzajn

Jose Mourinho shumë shpejtë ka me u zyrtarizue në krye të Manchester United, ndërkohë që në media kanë fillue spekulimet e para për largimet e mundshme gjatë verës.

Janë plotë 10 futbollistë që thuejse e kanë të sigurt emnin në listën e zezë që kanë me u largue nga Manchester United. Në mesin e tyne, asht edhe emni i Adnan Januzaj.

Mesfushori me origjinë nga Kosova nuk ban pjesë në planet e portugezit, ashtu si disa futbollistë të tjerë të njohun.