Ky asht ylli nga Serie A që e don Barcelona n’ekip

Drejtori sportiv i Barcelonas, Ariedo Braida ka zgjedhë nji sulmues, por edhe nji portier, të cilët kishte dëshirue me i transferue në Camp Nou.

Ai ka thanë se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala asht futbollisti, të cilin ka dëshirë me pa tue luejtë për gjigantin katalan.

“Kend due me transferue në Barcelonë? Dybalan”, deklaroi Braida për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.