Ky asht zavendësuesi i Gallianit te Milani

Nga Dhetori, drejtor i ri i Milanit ka me qenë Marco Fassone, ish menaxher i Juventusit, Napolit dhe Interit.

Fassone ka me marrë detyrën e tij kur të mbyllet përfundimisht shitja e Milanit te grupi kinez i kryesuem nga Han Li dhe Li Yonghong.

Fassone, 52 vjeçar ishte së pari te Juventusi me detyra kryesisht të lidhuna me marketingun dhe stadiumin, mandej ishte drejtor i përgjithshëm te Napoli dhe Interi ku qëndroi deri në Shtatorin e kaluem.