Ky asht zavendësuesi i Pogba te Juventus

Nemanja Matic asht shendrrue në cakun kryesor të ‘Zojës së Vjetër’, të cilët e shohin atë si zavendësuesin ideal të Pogbas, shkruen Daily Mail.

Kampionët e Italisë, Juventusi, ka me i shpenzue krejt paret e fitueme nga shitja e Paul Pogbas te Manchester Unitedi, që ka me i kushtue ‘Djajve të Kuq’ hiq ma pak se 125 milionë euro.

Me paret e fitueme nga shitja e Pogbas, Juve ka me transferue Gonzalo Higuainin, derisa po mendojnë edhe për Nemanja Maticin, i cili shihet si zavendësuesi ideal për Pogban, shkruen Daily Mail.