Ky djalë ka nji punë ‘speciale’ në Rio 2016, qe çka ban!

Lojnat e Rios nuk kanë përfundue në kryelajme veç për medaljet, por edhe për skandalet seksuale, ku ma i randi cilësohet ai i nji notare braziliane, e cila largoi shoqen e ekipit nga dhoma për nji natë të zjarrtë me nji tjetër atlet.

Kjo situatë ka alarmue Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por nuk ka gjetë të papregaditun organizatorët e garës. Në ambientet ku janë strehue sportistët sheh mjekë, fizioterapistë, forca sigurie, sanitarë dhe nji djalë me nji detyrë të posaçme; të shpërndajë kondoma.

Kjo asht zgjidhja që Komiteti Olimpik ka gjetë për ‘epideminë’ në fjalë dhe në pamundësi që me i shmangë raportet seksuale mes atletëve, ka mendue që të paktën të mos preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme tue ble 450 mijë kondoma.