Ky ka me qenë transferi i shekullit

Mediat në Spanjë raportojnë se Manchester United ka fillue me ba gati ofertën e çmendun për nji nga yjet e kampionit të La Ligas, Barcelona.

Trajneri i ri i ekipit nga ‘Old Trafford’, Jose Mourinho, e dëshiron superyllin e Barcelonës në ekip përkundër faktit se Manchester United asht pranë arritjes së marrëveshjeve me yje si Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic.

Neymar mësohet se ka klauzolë me vlerë prej 200 milionë eurove në kontratën e tij aktuale te Barcelona, por United asht i gatshëm ke ofrojë shumën e çmendun për brazilianin.