Ky karton i kuq për Kaka’ me të vërtet asht qesharak, shihni për çka bahet fjalë (video)

“Paqësori” Kaka’ asht ndëshkue me karton të kuq në kampionatin amerikan të futbollit për “sjellje të dhunshme”, mbasi bani hajgare me nji kundërshtar.

Në fund të ndeshjes mes New York Red Bulls dhe Orlando, Kaka’ tue qeshë i vendos duert në ftyrë Collinit, ish-shok ekipi i brazilianit në Florida.

Referi, për habinë e krejtve, e ndëshkoi me karton të kuq për këtë gjest dhe ky vendim ka shkaktue shumë polemika, mbasi u mor mbasi referi u konsultue me VAR’in.

Kaka’ dhe Collin u munduen me ja spjegue rastin, tue i thanë referit se po banin hajgare, por vendimi ishte marrë tashma.