Ky klub i Superligës ka ndërrue trajnerin

Mbramë vonë kryesia e Lirisë e ka pranue dorëheqjen e trajnerit Erdogan Celina, në nji mbledhje që asht mbajtun.

Celina, ofroi dorëheqje mbas humbjes së thellë me Trepçën ’89 me rezultat 6:0. Këtë e ka ba publike vetë klubi nga Prizreni me anë të nji postimi në Facebook.

Ndërkohë, ate ka me zëvendësue deri në përfundim të kampionatit, Skënder Kapra. Ai ka pranue se asht përgjegjësi e madhe në këtë moment, por “për hirë të dashnisë që kam ndaj klubit, ka me pranue këtë sfidë”.

Liria asht në nji moment shumë të randë, mbasi që asht shumë afër largimit nga Superliga, vetëm nji vit mbasi që asht inkuadrue.