Ky lojtar asht i pakënaqun te Real Madrid

Real Madridi mund të humbë shërbimet e mbrojtësit Raphael Varane gjatë verës. Simbas “Le 10 Sport”, qendërmbrojtësi asht i nervozuem që nuk asht në planet e trajnerit Zinedine Zidane për me u paraqitun në ekipin e parë.

Ky lajm vjen mbas raportimeve se, trajneri i ri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka shprehun interesim për 22-vjeçarin francez. Në garë për shërbimet e tij asht edhe Manchester Unitedi.