Ky lojtar e akuzon randë trajnerin e PSG, Blanc

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Gregory van der Wiel ka tregue arsyen e vërtetë se përse ka vendosë me u largue nga kampionët francezë.

Reprezentuesi holandez tashma e ka zyrtarizue largimin e tij nga ekipi mbas 4 viteve. Ai ka pasë rreth 100 paraqitje në të gjithë garat.

“Kisha me qendrue te PSG, mirëpo mendoj se të gjitë e kuptojnë vendimin tim për me u largue. Asnjiherë nuk kemi folë me të vërtetë me trajnerin Blanc. Jo aq shumë, të jam i sinqertë. Nuk mendoj se Blanc ka dëshirë me folë me lojtarët e tij”, thotë mbrojtësi holandez.

“Ai kurrë nuk më ka tregue se pse nuk jam tue luejtë startues. Ndjehem shumë keq. Isha shumë i dëshpëruem, sepse mendoj që kam atribute të mira për me luejtë në Ligën e Kampionëve”, ka përfundue ai.