Ky veprim i Granit Xhakës ka nervozue trajnerin Arsene Wenger!

Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vendosë me vizitue Kosovën për disa ditë.

Me këtë rast, Xhaka asht stërvitë së bashku me futbollistët e Prishtinës, mbasi dëshiron me qenë në formë për Topçijtë.

Por, simbas të përditshmes angleze The Sun, kjo mundet me qenë nji arsyeje që trajneri Arsene Wenger me u nervozue me yllin shqiptar.

“Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, rrezikon me nervozue trajnerin Arsene Wenger, për faktin se po stërvitet me ekipin kosovar FC Prishtina në vendlindjen e prindëve të tij”, shkruen The Sun.

E tana kjo, mbasi besohet se ai duhet me pushue dhe jo me u stervite në grup, ku edhe egziston mundësia për ndonji lendim.