La Liga fillon procedurë kundër Barcelonës, kjo asht arsyeja!

La Liga zyrtarisht ka fillue procedurat për çashtjen e transferimit të Neymar te Barcelona me Zyrën e Prokurorit Publik.

Ma herët këtë vit, Gjykata e Naltë e Spanjës e mbylli këtë rast, por doket se ende asgja nuk ka mbarue.

Barcelona pagoi 5.5 milionë euro që kjo procedurë të ndalet, por situata nuk doket e qetë në ambientin e Camp Nou.

“La Liga mund të konfirmojë se ka hapë procedurë për Barcelonan në lidhje me transferimin e Neymar me Zyrën e Prokurorit Publik”, thuhet në njoftim.