Lajm i keq, humb jetën edhe nji tifoz i kuq e zijve!

Gezimin e krejt shqiptarëve për fitoren e Shqipnisë ndaj Maqedonisë e ka zbeh vdekja e dy tifozëve kuq e zi të cilët kishin ardh në Shkodër për me pa këtë ndeshje.

Mbas rastit të djeshëm ku nji tifoz humbi jetën nga nji atak në zemër, rasti i dytë shenohet në Kukës, mbas nji përplasje me motor, ku motoristi i cili po kthehej nga Shkodra asht aksidentue për vdekje.

Mësohet se i ndjeri Ramiz Isenaj asht anëtar i klubit “Plisat”.

Ma poshtë asht njoftimi i Klubit “Plisat” në Zvicër:

“Me pikëllim e thellë të trishtuar ju njoftojmë se mbrëmë në një aksident të rëndë me motor ne afërsi të Kukësit ka ndërruar jetë anëtari, miku, vllau ynë, Ramiz Isenaj! I ndjeri rrugën për Shqipëri e ka marrë për të parë lojën Shqipëri-Maqedoni! Ramizi apo baci ynë do të mbahet mend si një humanist i madh që nuk ka hezituar asnjëherë t’ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë. Së fundi ai ka qenë para finalizimit në ndërtimin e një shtëpie për një familje të pastreh.

Baci po ashtu e ka përkrah fuqishëm aksionin e Plisave në ndërtimin e shtëpisë për familje e pastrehë nga fsh. Zhegoc qe u finaliziar vitin e kaluar. Ne shokët e tij do të ruajmë kujtimet më të mira për të si një burrë i fjalës nderit e besës.

Një burrë human që na ishte shembull si respektohet familja, miqtë e shoqëria! Lusim Zotin që ta bekoj shpirtin e shokut tonë! Lamtumirë mik e qoftë i përjetshëm kujtimi për ty! Po na le me lot në sy, por krenarë që të kishim! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dheu Shqipërisë mëmë“.