Lajm i keq për Adnan Januzajn

Anësori shqiptar, i cili asht huazue nga Manchester United te ekipi i Sunderland ka pasë nji fillim të mirë këtë edicion.

Por, 21 vjeçari, i cili shënoi gollin e parë për “Macat e Zeza” në kupë në ndeshjen kundër Shrewsbury, ka pësue nji lëndim në ndeshjen kundër Crystal Palace dhe kjo ka ba që Januzaj të mos jetë prezent në ndeshjet kundër West Brom, Stoke dhe Bournemouth.