Lajm i keq për Bayern Munchen

Asht zyrtarizue tashma se Matias Sammer nuk ka me qenë ma si drejtor Sportiv i Bayern Munchen. Ka qenë vetë klubi bavarzez i cili e ka konfirmue këtë fakt.

Simbas faqes zyrtare të Bayern Munchen, zgjidhja e kontratës mes Sammer dhe Bayern asht ba, mbasi ish legjenda gjermane prej kohësh vuente nga nji sëmundje e randë.