Lajm i keq për Kosovën, lëndohet ylli i ekipit

Talenti kosovar i Vitesses, Milot Rashica, ka mbetë i lënduem gjatë ndeshjes me Twenten. Rashica asht detyrue me dalë nga fusha e lojës në minutën e 28’të të takimit, dhe ende nuk dihet se sa i randë asht lëndimi i tij.

Nji lajm ky aspak i mirë për Kombëtaren Kosovare, e cila mund të luejë përballë Kroacisë pa yllin e saj, i cili konsiderohet si nji nga talentet ma të mëdha të Europës.