Lajm i keq për Kosovën para lojës me Kroacinë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Loret Sadiku ka pësue nji lëndim të randë në ndeshjen kundër Istanbul Basaksehir.

Loret Sadiku në Gusht të këtij viti u transferue te ekipi turk Kasimpasa, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pësue nji lëndim ku ekipi i tij humbi me rezultatin 3-1.

Sadiku ka vetëm nji muej kohë për me u rikuperue, ndërsa deri në këto momente nuk ka nji datë fikse për rikthimin e tij.