Lajm i keq për Shqipninë: Humb nji lojë me rezultat zyrtar 3-0

FIFA ka dënue Shqipninë mbasi kishte inkuadrue nji lojtar të suspenduem në miqësoren ndaj Luksemburgut më 29 Mars të këtij viti.

Simbas njoftimit të fundit nga FIFA, Luksemburgu asht fitues me rezultat zyrtar 3 me 0, ndërsa FSHF asht dënue edhe me 7500 franga për shkak të thyemjes së rregullave.

Dënimi lidhet mbasi Ergys Kaçe u inkuadrue në ndeshje edhe pse nuk kishte të drejtë loje mbas ndëshkimit me karton tre ditë ma herët në ndeshjen ndaj Austrisë.

Kombëtarja shqiptare në këtë miqësore kishte fitue me rezultat 2 me 0 falë gollave të Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit.