Lajm i keq për Shqipninë, lëndohet lojtari kryesor

Gianni  De Biazi ka marrë nji lajm të keq, mbasi ka mësuese sulmuesi kryesor i kombëtares së Shqipnisë, Armando Sadiku, ka pësue nji lëndim në gju.

Ai asht detyrue të dalë para kohe nga fusha e lojës në ndeshjen e Zurich ndaj Servet në kategorinë e dytë zvicrane.

Sadiku Zyrih 2016

Me ekipin e tij në avantazh që në minutën e parë të sfidës, Sadiku u përpoq të dyfishonte shifrat kur regjistrohej minuta e 12. Ai arriti të dërgonte topin në rrjetë, por gjatë akcionit, pësoi nji lëndim në gju, ndërsa golli u anulue për pozicion jashtë loje.

Mbas disa minutave trajtim nga stafi mjekësor, u dha sinjali për zavendësimin e tij në minutën e 17’të të sfidës.