Lajm i keq për sportin e notit: Phelps paralajmëron largimin

Michael Phelps ka paralajmërue pensionimin mbas Lojnave Olimpike

Notari amerikan, legjenda Michael Phelps ka thanë se ka me u pensionue dhe se nuk ka dëshirë që me garue edhe në nji tjetër Olimpiadë.

Phelps ka hy në histori si sportisti me ma së shumti medalje të arta 22 dhe 27 në total.

“Nuk ka me shkue edhe për katër vjet të tjera. Kam qenë në gjendje me arritë çdo gja në sport. Jam shumë i lumtun si kanë përfundue gjanat”, tha Phelps, mbas garës 100 metra në flutur, ku fitoi medaljen e argjendtë.