Lajm i keq për tifozët e Liverpool

Agjenti i Martin Skrtel, Mithat Halis, e ka konfirmue se lojtari i tij mundet me u largue gjatë verës.

Ai ka thanë se destinacioni i mundshëm asht Turqia, mbasi shumë ekipe e duen ate.

“Skrtel asht tue konsiderue nji transferim në Turqi. Fenerbahçe ka ba nji ofertë në sezonin e kaluem, tash e dëshiron Besiktas dhe këtu nuk ka asgja për me mbajtë msheftë”, tha ai.

“Ekipet turke kanë provue me nënshkrue me ate në pesë sezonit e fundit, por gjatë kësaj vere ai mundet me lëvizë”.