Lajm i keq për Turqinë në prag të lojës me Kosovën

Qendërmbrojtësi turk, i cili aktualisht luen për Bayer Leverkusenin, Omer Toprak, asht largue nga lista e lojtarëve të ftuem nga Fatih Terim për ndeshjen Turqi-Kosovë.

Mediat turke pak ma parë kanë raportue se lojtari nuk ka me mujt me qenë i gatshëm për ndeshje ndaj Kosovës, për shkak të lëndimit dhe 27 vjeçari asht largue nga kampi i reprezentacionit.

Toprak ka qenë pjesë e 11’shes së parë të Turqisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botnor “Rusia 2018” ndaj Islandës dhe Ukrainës.