Lajm i madh për trajnerin e Gjermanisë

Gjermania ka me luejtë ditën e nesërme gjysëfinalen ndaj Francës, ndërsa në kampin gjerman gjithçka asht e qetë.

Presidenti i Federatës Gjermane, Rainhard Grindel asht shumë i kënaqun me punën që ka ba Joachim Low dhe po mendon me i rinovue kontratën.

Në nji intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’, kreu i federatës i premton Low nji kontratë afatgjatë edhe mbas Botnorit ‘Rusi 2018’.

Low asht trajneri ma i mirë për kombëtaren tonë. Kisha me dashtë shumë që ai me qëndrue edhe mbas Botnorit Rusi 2018”, u shpreh Grindel.