Lajm i mirë për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri ka me u rikthye sërish në fushë, mbas lëndimit që e la për gati nji muej jashtë.

Asht vetë ylli kosovar i Stoke Cityt, që ka sjell lajmin e rikthimit të tij.

“XS asht sërish në fushë”, ka shkrue ai në faqen e tij në Facebook.

Shaqiri vetëm në ndeshjen e parë të Premierligës u paraqit me Stoken, ku shënoi nji goll nga gjuejtja e lirë, kurse ma vonë ishte jashtë fushave të gjelbërta, shkaku i lëndimit.