Lajm shumë i mirë nga Aziz Salihu

Ka nisë të përmirësohet gjendja e legjendës së boksit kosovar, Aziz Salihu, i cili prej kohësh gjendet në nji spital të Stambollit.

Fituesi i medaljes së bronztë në Lojnat Olimpike në vitin 1984 në Los Angeles të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, ka me u lirue nga spitali mbrenda dy javësh.

Nji gja e tillë asht konfirmue nga vetë familjarët e Salihut.

“Gjendja e Azizit asht shumë ma e mirë dhe mjekët i kanë thanë se mbrenda dy jave ka me u lëshue nga spitali. Azizi asht shtrëngue dhe po i tejkalon vështirësitë që ka pasë. Ai ka nji përshëndetje për të gjithë, sepse e di se janë merakosë tanë për gjendjen e tij, por falë Zotit asht shumë ma mirë dhe e do fort Kombin Shqiptar”, thonë familjërat e Salihut.