Lajme nga Franca: Kombëtarja e Shqipnisë e zhytun në pesimizëm

Fitorja e Turqisë me dy golla diferencë ndaj Republikës Çeke ka dëshpërue shumë e shumë shqiptarë. Bile simbas lajmeve që kanë ardhë nga Franca veç pak minuta mbas ndeshjes Turqi-Çeki , ma saktë nga rezidenca ku asht akomodue Përfaqësuesja e Shqipnisë, bahet e ditun se edhe vetë lojtarët e Kombëtares shqiptare janë zhytë tashma në pesimizëm.

Mësohet se para ndeshjeve të ditës së djeshme shpresat ishin shumë të mëdha. Në fillim prej futbollistëve pritej me ankth ndeshja e ditës mes Gjermanisë dhe Irlandës, ku na interesonte nji fitore e Gjermanisë me 4 golla diferencë.

Por, rastet e pafundme të humbuna nga gjermanët, dokeshin si nji mallkim për Shqipninë, e cila u deshtë me u zhgënjye nga fitorja veç 1-0 e Gjermanisë, që nuk i vjen aspak në ndihmë Shqipnisë.