Lajme të mira nga gjendja e Michael Schumacher

Piloti legjendar i Formula 1 Michael Schumacher 47 vjeç, 2 vite e gjysë mbas aksidentit të randë, bani hapat e tij të parë me ndihmën e terapistit.

Ky informacion asht publikue nga media kineze “Yibada”, e cila ka zyra në 35 kryeqytete të botës, ndërsa konfirmime zyrtare rreth gjendjes së Schumacher’it ende mungojnë.

Informacionet e reja rreth pilotit të famshëm të F1 vijnë para nji “terri mediatik” gjithnji e ma të madh rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe tana kjo me kërkesë të familjes së tij.

Ish piloti i Formula 1 Philippe Streiff tha se, Schumacher asht i vendosun në karrocë invalidi, sepse nuk asht në gjendje të lëvizë në mënyrë të pamvarun.