Lajmet e fundit për gjendjen e Schumacher

Në jetë ka qenë nji njeri i vendosun për me ju shkrue gjanave deri në fund dhe ky tipar mundet me ndihmue me dalë nga gjendja e errët ku u fut mbas aksidentit tragjik në pistën e skive në Meribel të Francës.

Michael Shumacher nuk dorëzohet, ai vazhdon me luftue me vdekjen. Fjalë shprese nga ish presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo në nji intervistë dhanë për CNN.

“Jam shumë i kënaqun që ai ka nisë me reague”, thekson ish numri 1 i Ferrarit. Në vazhdim të intervistës ai shton se, Schumi asht nji njeri shumë i fortë dhe falë vendosmënisë ka me ditë me dalë nga kjo situatë e vështirë.

“Shpresoj me gjithë shpirt që të qenë kështu”, deklaroi Montezemolo, simbas të cilit, Michael Schumacher asht piloti ma i madh i historisë së Ferrarit.