Lajmi i fundit lidhun me bokserin Tyson Fury

Tyson Fury ka dështue në testin e drogës, të bamë pak ditë para njoftimit për anulimin e meçit me Wladimir Klitschko.

Britaniku më 28 Tetor ishte parapa të boksonte kundër ukrainasit Klitschko, që në Nandor të vitit të kaluem ia kishte marrë titullin e botës, tue e rrahë në Dusseldorf.

Simbas ESPN, kampioni i botës në peshat e randa asht njoftue nga shoqata anti-doping, Vada, që në testin e urinës të bamë më 22 Shtator, ka dalë pozitiv në kokainë.

Ky test pra, asht ba para se ai të njoftojë për anulimin për meçin ndaj Klitschko.

Nëse kjo konfirmohet, Furyt a me ju marrë titulli i botës në boks për peshat e randa.