Lajmi i vitit: Kosova me stadium nacional

auto_cardiffx_1463337374-28226361463337484
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvillue nji takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për nji varg çashtjes të interesit të përbashkët dhe për konkretizimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Hungarisë, në funksion të njohjes së ndërsjellë kulturore dhe të bashkëpunimit konkret në fushën e sportit.
2-kujta
Ministri Shala dhe ambasadori Markusz biseduen rreth vizitës së fundit që pati delegacioni i MKRS’s në krye me ministrin Shala në Hungari, dhe çashtjeve që kanë dalë nga ajo vizitë, siç janë ndërtimi i Stadiumit Nacional, marrëveshja me Akademinë “Puskás” që talentët e futbollit të Kosovës, nga Shtatori i vitit të ardhshëm, të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj akademie të njohun të futbollit, dhe rritja e bursave për shkollim në fushën e kulturën dhe trashëgimisë kulturore në Hungari.
Ministri Shala e informoi ambasadorin Markusz për hapat që ka ndermarrë MKRS mbas vizitës në Hungari, dhe shtoi se me hapat që janë ndërmarrë, kjo vizitë së shpejti ka me u kthye në dobi.

Ai ma tej e informoi ambasadorin Markusz se asht garantue buxheti prej 15% për financimin e këtij projektit të Stadiumit Nacional.

Po ashtu ministri Shala dhe ambasadori Markusz u pajtuen që të përshpejtohen procedurat për konkretizimin e këtij projekti, meqë ekziston vullneti politik i dy palëve, si dhe konkretizimit të marrëveshjes me Akademinë “Puskás”.