Largohet nga Real Madridi, por jo nga futbolli

Kundër Valencias, Alvaro Arbeloa luejti ndeshjen e fundit me fanellën e Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Mbrojtësi, i cili ka me u largue gjatë verës, i falenderoi tanë, si klubin edhe tifozët, tue theksue se ka kalue nji kohë fantastike te “Los Blancos”.

Mbrojtësi spanjoll theksoi se për të ishte nji nder i madh që ka luejt me nji ekip si madrilenët. Megjithatë, 33-vjeçari pohoi se nuk ka me u tërhekë nga futbolli, mbasi synimi i tij asht me vazhdue larg Spanjës karrierën.