Lazio gati me i marrë dy yjet e ManUtd

Dy mesfushorët e Manchester United, Bastian Schweinsteiger dhe Adnan Januzaj munden me udhëtue drejt Italisë, mbasi Lazio kohët e fundit ka shtue interesimin.

Me ardhjen e Paul Pogbas, trajneri portugez Jose Mourinho mendonme i largue nga ekipi dy ‘yjet’, Bastian Schweinsteiger dhe Adnan Januzaj.

E përditshmja italiane ‘Corriere dello Sport’, raporton se Lazio asht tue kërkue me insistim Schweinsteigerin, ndërsa ‘Gazzetta.it’ ka thanë se ekipi kryeqytetas interesohet për me i marrë shërbimet e Januzaj për të lehtësue boshllëkun e lanë nga Antonio Candreva, i cili i asht bashkue Interit.