Legjenda e Milanit, Shevchenko ka fjalë të mëdha për Shqipninë dhe shqiptarët

Nji nga sulmuesit ma të mirë në historinë e Milan’it, aktualisht zavendëstrajner i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folë për Supersport mbas miqësores të së Premtes ku kombëtarja e Shqipnisë u mund 1-3 nga Ukraina.

Shevchenko asht shprehë se Shqipnia ka shenue nji rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit dhe asht ba nji ekip që mundet me i hap probleme ekipeve ma të mëdha.

“Shqipnia ka ndryshue shumë, ekipi ka ba progres. Trajneri De Biasi po punon shumë mirë, futbollistët gjithashtu. Ndeshja ishte shumë e ekuilibrueme dhe e fortë, na ishim ma pranë fitores dhe ja arritëm. Unë e uroj Shqipninë që me ecë sa ma shumë në Europian. Shqipnia asht nji realitet në futbollin europian dhe kjo kuptohet edhe nga emnat e futbollistëve që luejnë në kampionatet ma të randësishme në Europë. Janë vërtet lojtarë shumë të mirë”, tha për Supersport Shevchenko, fitues i “Topit të Artë”.

Në fund, Shevchenko nuk harroi me i falenderue tifozët shqiptarë, për pritjen që i rezervuen në “Atleti Azurri” të Bergamos.

“Due me shtue diçka tjetër. Jam pritë shumë mirë këtu nga tifozët shqiptarë dhe për këtë gjest due me i falenderue dhe me ju thanë se ka me mbështetë Shqipninë në “Francë 2016”.