Legjenda e Milanit, trajner i Shqipnisë, në rast largimi të De Biasit

Megjithëse FSHF e ka mohue largimin e De Biasit nga Kombëtarja e Shqipnisë, mediat e hueja zbulojnë se legjenda e Milanit Gennaro Gattuso ka me u ba trajneri i kuqezijve.

Simbas “fusballinfos.ch”, drejtuesit e FSHF’s po punojnë në prapaskenë për nji zavendësues të De Biasit, i cili pritet me u largue mbas eliminatoreve të ‘Rusi 2018’.

Gattuso cilësohet si nji trajner me shumë vlera, mbasi arriti që ekipin modest të Pisa me ngritë në Serie B.