Legjenda e Ukrainës ka nji porosi para ndeshjes me Kosovën

Legjenda nga Ukraina, Oleg Venhlynskyy ka pasë nji kërkesë për lojtarët e Ukrainës për ndeshjen me Kosovën.

Ai ka kërkue kujdes nga ekipi ukrainas, mbasi Kosova mundet me qenë e rrezikshme për ta.

“Ma e randësishmja asht se ndeshja me Kosovën nuk duhet të merret si e lehtë, pamvarësisht humbjes 6:0 nga Kroacia, duhet të luejmë lojë kolektive dhe të tentojmë ta kryejmë ndeshjen në pjesën e parë”, deklaroi Venhynskyy.