Legjenda italiane, Vialli befason me deklaratën për Shqipninë!

Legjenda e Juventus’it Gianluca Vialli parashikon nji Europian të çmendun, ku Shqipnia mundet me qenë Leicesteri i “Euro 2016”.

Specialisti i “Sky” e bani këtë deklaratë gjatë nji analize televizive mbi finalet e Europianit.

“Besoj se ky mundet me qenë viti i kombëtareve të vogla në Europian. Mendoj se kemi me pa që, të ashtuquejtunat kombëtaret e vogla kanë me luftue, edhe pse ndoshta nuk kanë me fitue, por munden me arritë deri në finale”, shprehet ai.

Vialli thekson se po mendon “për Shqipninë, Wales, apo pa përjashtue as Irlandën dhe Austrinë që munden me shkue shumë larg”.

I pyetun për kombëtaren italiane, ai shton se “Azzurri” mundet me ba nji Europian të mirë me Buffon në goll dhe mbrojtjen solide të Juventus’it.