Legjenda Pele: Ky asht golli ma i bukur i karrierës sime

Legjenda e Brazilit, Pele ka rrëfye në nji intervistë se golli ma i bukur në karrierën e tij asht ai i shënuem ndaj Juventus’it, kur luente me San Paolo’n.

Pele ndodhet në Milano për me prezentue nji film që flet rreth jetës së tij. I pyetun rreth gollit ma të bukur që ka realizue, ai shprehet: “Në ndeshjen e San Paolo’s kundër Juventusit. Kam kalue katër kundërshtarë me driblime me top në ajër”.