Legjenda turke Hakan Sukur merr nji goditje të papritun nga ekipi i tij Galatasaray

Nji nga legjendat ma të mëdha të futbollit turk mbas viteve 2000’, Hakan Sukur mbas përplasjeve të shumta me Presidentin turk, Erdogan ka marrë edhe nji tjetër goditje të randë. Këtë herë nga ekipi që e bani të famshëm në arenën e futbollit europian, Galatasaray.

Legjenda e Turqisë dhe Galatasarayt, Hakan Sukur po kalon momente të vështira, mbas akuzave për lidhjen e tij me kundërshtarin e Erdoganit, Fethullah Gulen.

Ai përveç që kërkohet nga shteti turk, tashma nuk asht as pjesë e ekipit ku kaloi pjesën ma të madhe të karrierës, Galatasaray.

Drejtuesit e këtij ekipi kanë vendosë që atij dhe katër futbollistëve të tjerë t’ua marrin kartelën e anëtarësisë.

shukur