Leicester don me ja marrë lojtarin nga duert Barcelonës

Mbasi arritën me ba andrrën realitet, tue fitue titullin në Premier League, drejtuesit e Leicester doket janë tue mendue seriozisht, jo vetëm për nji paraqitje sa ma dinjitoze sezonin e ardhshëm në Champions League, por edhe për t’ardhmen për me qëndrue në këto nivele.

Kampionët e Premier League, janë futun në garë për me i sigurue shërbimet e nji super-talenti, 18-vjeçarit francez Ousmane Dembele, i cili ka shkëlqye këtë edicion me Rennes në Francë, tue zgjue interesimin e Barcelonës, Bayernit dhe Dortmundit.

Simbas ESPN, drejtuesit e Leicester janë të gatshëm me shpenzue deri në 30 milionë euro për me i sigurue shërbimet e 18 vjeçarit, i cili doket se ka nji t’ardhme të sigurt në majat ma të nalta të futbollit botnor.

Në sezonin e fundit me Rennes, Dembele asht aktivizue në 25 takime, ku ka arritun me i shënue 12 gola, ndërsa ka dhanë edhe 5 asiste për shokët e ekipit.