Leicester nis projektin, 40 milionë funta për këta dy lojtarë

Skuadra kampione e Premier Ligës, Leicester City ka fillue planet për sezonin e ri.
Claudio Ranieri asht tue planifikue mbrojtjen e titullit të Premier Ligës, prandaj kërkon që skuadra e tij me u forcue. Dy lojtarët që Leicester asht tue i kërkue janë, Yannick Bolasie dhe Troy Deeney që përfshijnë çmimin e 40 milionë funtave.

Dihet që “Dhelpnat” nga sezoni i ardhshëm kanë me qenë në Ligën e Kampionëve, prandaj ata duhet që me transferue lojtarë të shkëlqyem. E, këta të dy kanë pas nji sezon mbresëlanës n’Premierligë.

Bolasie asht objektivi i parë që pritet me i kushtue 20 milionë funta Leicesterit, që konsiderohet jo e vështirë për me u largue nga Crystal Palace. Ardhja e tij ka me rritë konkurrencën në mesfushë.

Ndërsa, sulmuesi i Watfordit, Deeney po kërkohet edhe nga Arsenali, po sigurisht që ai mundet me pas dashni ma të madhe për nji klub që asht kampion i Premierligës. Edhe ky, si Bolasie pritet me i kushtue “Dhelpnave” 20 milionë funta. Dy lojtarët Bolasie dhe Deeney priten me qenë dy transferet e para për Leicesterin.