Leicester, sivjet sensacion në Champions League

Leciester City sezonin e kaluem ka lanë gojëhapun tanë, ku arriti me fitue titullin e kampionit në Premier League.

Ekipi i Ranieri sivjet nuk asht tue kallxue formë të njajtë në kampionat, por që në Champions League ka bilanc 100%.

Kampioni anglez asht tue pri në Grupin G, me 9 pikë nga tre ndeshje.

Këtë të Martë, ka mjaftue nji goll i Mahrez, që Leicester me i marrë tre pikët e radhës.