Leicester-Tottenham, qe kalendari i dy ekipeve

Tashma me barazimin e Leicester dhe fitoren e Tottenham, rivaliteti për titullin e Premier Ligës ka marrë krejtësisht rrugë tjetër. Kur kanë mbet edhe katër xhiro deri në fundin e kampionatit, Leicester prin tabelën me pesë pikë diferencë nga Spurs. Befasia e këtij sezoni, pra ekipi i Ranierit e ka nji orar tejet t’vështirë, ashtu si edhe ekipi i Pochettinos. Ndeshja e rradhës luhet si vendas ndaj Swansea, masandej pritet nji udhëtim i vështirë ndaj Manchester United. Everton ka me qenë ekipi tjetër që ka me udhëtue në King Power Stadium dhe ndeshjen e fundit, Leicester e luen si mysafir ndaj Chelsea, e cila ka shue çdo shpresë për plasmanin në Europë. Spurs, ndërkohë luejnë ndaj WBA si vendas, e pastaj luhet edhe derbi londinez ndaj Chelsea në Stamford Bridge. Tottenham luen si vendas edhe ndaj Southampton, e ndeshjen e fundit e luen si mysafir ndaj Newcastle, e cila asht tejet e rrezikueme për me ra nga liga. Ta kqyrim se çfarë ka me ndodhë mbas katër xhirove.