Leicesteri e ban goditjen e parë për Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Sporting Gijon, Luis Hernandez pritet me qenë përforcimi i parë i Leicester Cityt për sezonin e ardhshëm, kur do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

Leicester City asht në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Sporting Gijon, Luis Hernandez, ka ba të ditun “El Desmarque”.

Hernandez ka kalue nji sezon të mirë, edhe pse Gijon gjendet në pozitën e 18-të në La Ligë.
Qendërmbrojtësi ka me qenë futbollist i lirë mbas përfundimit të këtij sezoni.