Leicesteri ka me qenë i frikshëm në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Leicesterit, italiani Claudio Ranieri thekson se ekipi i tij që bani sensacion këtë vit tue u shpallë kampion n’Angli, mundet me transmetue t’njajtën lojë edhe në Ligën e Kampionëve.

“Besoj se kur ka me u tërhekë shorti për Ligën e Kampionëve, shumë ekipe kanë me shpreh dëshirë me na pas në grup, sepse na jemi për herë t’parë n’Europë dhe ata na konsiderojnë t’dobët. Por, na kemi me ju çitë probleme.”, thotë trajneri i Leicester, transmeton Rrokum.TV

“Shpresoj të gjej lojtarë të mirë, sepse duhet me i zavendësue disa, për arsye se, vitin e ardhshëm kemi shumë ndeshje e trofe n’lojë”, thekson Ranieri. /Rrokum.TV