Leicester’in po e zbrazin, edhe Chelsea don me ja marrë nji lojtar

Asht raportue se ekipi i Chelsea asht në bisedime të avancueme për mesfushorin e Leicester City, N’Golo Kante.

BEINSPORTS, ka raportue se gjiganti anglez tashma e ka sigurue transferimin e tij, ndërsa asht në bisedime për gjanat personale të lojtarit si, paga javore e tij.

Transferimi i tij te Chelsea, simbas këtij mediumi pritet me u zyrtarizue mbas përfundimit të Euro 2016./Rrokum.TV