Lëndohet edhe portieri te Gjermania

Gjermania nuk po gjen paqe. Mbas Rudiger’it, nji tjetër fubollist i kësaj përfaqësuese pësoi nji lëndim dhe bahet fjalë për Marc Andre Ter Stegen.

Portieri i Barcelona’s nuk u stërvit në seancën e radhës stërvitore për shkak të nji problemi të shfaqun mbrapa qafës.

Burime të mbrendshme pranë përfaqësueses gjermane bajnë me dije se lëndimi nuk asht shumë shqetësues, megjithatë Ter Stegen ka me ju nënshtrue disa egzaminimeve të tjera mjekësore.

Gjermania ka me luejtë ndeshjen e saj të parë në Europianin e Francës ditën e Deielle, ndaj Ukrainës.