Lëndohet nji lojtar i Shqipnisë në stërvitje

Kombëtarja e Shqipnisë ka vazhdue pregaditjet për sfidën e nesërme ndaj Izraelit.

Sot janë shtue “dhembet e kresë” për strategun italian, mbasi në stërvitje ka shfaqë probleme muskulore mesfushori Odise Roshi.

Ai ishte në nji formë mjaft të mirë, por ditën e sotme mbas këtij problemi asht stërvitë veçmas dhe vështirë se mundet me qenë i gatshëm nga minuta e parë.