Lëndohet nji lojtar i Shqipnisë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipnisë, Ergys Kaçe ka pësue nji lëndim të lehtë në gjunin e majtë. Talenti shqiptar ka publikue nji foto në rrjetet sociale, ku shihet derisa stërvitet në palestër i veçuem nga pjesa tjetër e ekipit.

Kaçe ka dyshime nëse ka me qenë i gatshëm për ndeshjen e 15 Qershorit kundër Francës.

“Nji lëndim i lehtë, shpresoj me qenë i gatshëm për ndeshjen me Francën”, shkruen ai në Facebook.